Kërkohej për falsifikim të dokumentit dhe mashtrim, arrestohet i dyshuari në Gjilan
Lajme
Gazeta Express
15/05/2025 9:37
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se në Gjilan është arrestuar një person që po kërkohej për falsifikim të dokumentit dhe mashtrimit.
Nga policia është bërë e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.
‘‘FALSIFIKIM I DOKUMENTIT & MASHTRIM
Gjilan / 13.09.2024 – 13:30. Më 14.05.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ishte vendosur në kërkim për shkak të veprave penale të lartcekura. I dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.