Kërkimet në Ujman, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi shfaqen me një “Range Rover” atje - Gazeta Express
string(91) "kerkimet-ne-ujman-ministrat-xhelal-svecla-e-elbert-krasniqi-shfaqen-me-nje-range-rover-atje"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 15:22

Kërkimet në Ujman, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi shfaqen me një “Range Rover” atje

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 15:22

Ministrat në detyrë, ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si tandem i rregullt që u panë shpesh në veri, edhe këtë herë s’e lëshuan rastin për t’u paraqitur atje ku po bëhen kërkime për trupin e pajetë të një 33-vjeçari që po dyshohet se është mbytur në Ujman.

Derisa atje po qëndrojnë të gjitha ekipet përkatëse për kërkimin e tij, ministrat u shfaqën me një “Range Rover”, të përcjellë nga një veturë tjetër me policë.

Partia në pushtet u kritikua se po e përdor politikisht ngjarjen tragjike dhe shkuarjen e FSK’së atje. Pjesëtarët e FSK’së atje u shfaqën nën përcjelljen e KFOR’it.

KFOR, përmes një komunikate për media që e lëshoi më herët, ka konfirmuar se komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka dhënë autorizim sot për Forcën e Sigurisë së Kosovës që të zbarkojë në Veri të vendit për kërkim në Ujman ekipin për shpëtim-kërkim.

KFOR në njoftim shkroi se ky autorizim për FSK-në, i bazuar në arsye humanitare, është dhënë në përputhje të plotë me “prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të lokalizuar dhe shpëtuar një 33-vjeçar që dyshohet se është mbytur në liqen disa ditë më parë. Ai është i kushtëzuar nga kërkesat dhe paralajmërimet specifike të përcaktuara nga KFOR-i, të cilat gjithashtu do të ofrojnë siguri gjatë gjithë operacionit”.