Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nisi sot shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me objekt kundërshtimin e vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për tabelat përmbledhëse të rezultatit të votimit në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.
Po ashtu, për të tre qarqet “PD-Shqipëria Madhështore” kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e tyre.
KAS njoftoi se shqyrtimi i kërkesave ankimore do të vijojë më 3 qershor për Beratin dhe Gjirokastrën si dhe më 2 qershor kërkesa për Vlorën pas bashkimit me kërkesën ankimore depozituar nga “Shqipëria Bëhet”.