Kërkesa për votim të hapur, Dehari para vazhdimit të seancës i fton për konsultime përfaqësuesit e partive - Gazeta Express
string(105) "kerkesa-per-votim-te-hapur-dehari-para-vazhdimit-te-seances-i-fton-per-konsultime-perfaqesuesit-e-partive"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:17

Kërkesa për votim të hapur, Dehari para vazhdimit të seancës i fton për konsultime përfaqësuesit e partive

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:17

Avni Dehari ka ftuar grupet parlamentare për konsultim.

Këtë ftesë e ka bërë pak para vazhdimit të seancës konstituve e që është tentativa e 38 sot.

“Para se të fillojmë me seancën, për shkak të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka sjellur dje, e shoh të nevojshme që përfaqësuesit e partive të mbledhemi në sallën N10 për një konsultim paraprak”, tha ai.

Ndryshe partitë politike të ish-opozitës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë kërkuar votimi për të parin e Kuvendit të bëhet përmes votimit.

Për këtë është deklaruar edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili para mediave në një konferencë bëri të ditur se kanë kërkuar një konsultë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për të kaluar në votim të hapur.

“Kemi rënë dakord me nënkryetaren Kadrijaj që të kërkojmë një konsultë me kryesuesin e Kuvendit siç e dini kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar një konsultë për nesër, por ne nuk guxojmë me u sjellë me të vjetrën në këtë seancë sepse do ta vazhdonim praktikën thuajse se s’ka ndodhur kurrgjë e ne do t’i kërkojmë një konsultë Deharit në mënyrë që ta diskutojmë mundësinë e kthimit të votës së hapur dhe njëkohësisht dakordimit për kandidat”. /GazetaExpress