string(90) "kerkesa-per-seance-nje-here-ne-jave-ehat-miftaraj-po-kerkojne-publikisht-shkeljen-e-ligjit"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 20:01

Kërkesa për seancë një herë në javë, Ehat Miftaraj: Po kërkojnë publikisht shkeljen e ligjit

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 20:01

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë në pushtet, të cilët sipas tij po bëjnë thirrje publike për shkeljen e ligjit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Miftaraj ka shprehur shqetësimin për lehtësinë me të cilën, sipas tij, ligjvënësit e vendit po nxisin shkeljen e normave ligjore që vetë ata janë të thirrur t’i mbrojnë.

“A dakordohemi të shkelim ligjin? Kjo kërkesë vjen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të partisë në pushtet. Sa me lehtësi e marrin të drejtën me ftu publikisht me shkel ligjin. Poshtë ka ra katundi!”, ka shkruar Miftaraj.