Kërkesa për hetim të ish- Prokurorit Jack Smith, Behrami thotë se ka marrë përgjigje nga Kongresmeni Self - Gazeta Express
string(103) "kerkesa-per-hetim-te-ish-prokurorit-jack-smith-behrami-thote-se-ka-marre-pergjigje-nga-kongresmeni-self"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 11:18

Kërkesa për hetim të ish- Prokurorit Jack Smith, Behrami thotë se ka marrë përgjigje nga Kongresmeni Self

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 11:18

Artan Behrami, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka bërë të ditur se letra të cilën ai ia kishte dërguar zyrës së kongresmenit Republikan, Keith Self, për hetim të Jack Smith, tashmë është është dërguar në Departamentin Ligjor të Kongresit, ku edhe pritet siç ka thënë ai, që të shqyrtohet, shkruan Gazeta Express.

Behrami ka shkruar edhe se këtë gjë ia ka konfirmuar vetë zyra e kongresmenit amerikan, Keith Self.

Pos kësaj, kandidati për deputet i PDK-së ka shkruar edhe se ‘‘kjo është vetëm iniciativa e parë’’.

Postimi i plotë:

Mirëmengjësi!

Mbrëmë kam marrë konfirmimin nga zyra e kongresmenit amerikan, Keith Self, se kërkesa ime për të hetuar Jack Smith është derguar në Departamentin Ligjor të Kongresit, ku pritet të shqyrtohet! 

Kjo është vetëm iniciativa e parë. Nuk do të ndalem as brenda Kuvendit për të adresuar të gjitha padrejtësitë e katër vjetëve të fundit të Gjykatës Speciale! /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement