Kërkesa për ekstradim, flet avokati i Noizyt - Gazeta Express
string(43) "kerkesa-per-ekstradim-flet-avokati-i-noizyt"

Kërkesa për ekstradim, flet avokati i Noizyt

Rozë

Gazeta Express

13/08/2024 15:29

Avokati i Noizyt, Besnik Berisha ka folur ekskluzivisht në emisionin “Kosova today” me atë se çka po ndodh në çështjen e reperit i cili aktualisht po mbahet në paraburgim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Ai tha se Noizy është në pritje të dëgjimit nga gjyqtari sepse çështja deri më tani sipas tij, nuk është dëgjuar nga një gjyqtar.

Lexo Edhe:

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë. Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha Berisha. /klan kosova