Kërkesa për 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Përparim Rama i reagon me fjalë të ashpra Prokurorisë - Gazeta Express
string(108) "kerkesa-per-180-vjet-burgim-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-perparim-rama-i-reagon-me-fjale-te-ashpra-prokurorise"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 17:26

Kërkesa për 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Përparim Rama i reagon me fjalë të ashpra Prokurorisë

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 17:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur të turpshme dhe sulm politik ndaj luftës çlirimtare të Kosovës kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për 180 vjet burgim ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se “kërkesa e Prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një akt i turpshëm i shtrembërimi të së vërtetës dhe një sulm politik ndaj luftës çlirimtare”.

“Të kërkosh dënime prej 45 vjetësh për krerët e UÇK-së, do të thotë të kriminalizosh rezistencën ndaj okupimit dhe të legjitimosh, krimet e agresorit. Ky proces nuk synon të zbardhë përgjegjësi individuale, por të godasë vetë aktin e çlirimit dhe ta paraqesë luftën për liri si vepër penale”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Rama tha se “këtu nuk po gjykohen individë, por po sulmohet një komb. Po tentohet të përmbyset historia duke e zhvendosur fajin nga agresori te viktima, nga shteti që kreu krime te ata që u ngritën kundër tyre”.

“Kjo është padrejtësi e institucionalizuar dhe revizionizëm politik! Një drejtësi që barazon pushtuesin me të pushtuarin nuk është drejtësi. Është një farsë që rrezikon të shndërrohet në njollë të përhershme mbi kujtesën historike dhe mbi vetë nocionin e drejtësisë ndërkombëtare”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement