Burime të shumta raportojnë se Manchester United ka pranuar ta shesë Jadon Sancho te Roma për 23 milionë euro, por lojtari ende nuk ka pranuar kushtet personale, pasi do t’i duhej një ulje e madhe page.
Mediat italiane janë kryesisht dakord se marrëveshja mund të realizohet fillimisht si huazim me detyrim blerjeje për një shumë totale rreth 23 milionë euro.
Manchester United është e etur ta largojë atë nga lista, pasi kontrata aktuale e Sancho skadon në fund të këtij sezoni.
Paga e Sancho, problem për Romën
Megjithatë, problemi kryesor duket të jetë paga e lojtarit, e cila arrin në 15 milionë euro bruto në sezon.
Duke qenë se kjo është shumë përtej mundësive të Romës, klubi italian po sugjeron që ai të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare për ta shpërndarë pagën.
Sancho do të fitonte rreth 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse, me shifrat që do të rriteshin nga viti në vit, nëse do të transferohej te “Stadio Olimpico.”
Mbetet për t’u parë nëse ai do ta pranojë këtë ofertë apo do të presë më shumë, duke ditur se për të ka interes edhe nga Juventusi dhe Besiktasi. /GazetaExpress/