Nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti, i ka quajtur qesharake deklaratat e Avdullah Hotit, i cili ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic tha se është kërkesë për PR dhe jo reale dhe se lidershipin e LDK-së e kanë të zgjedhur për një kohë të gjatë.
“Është kërkesë më tepër për PR politik, se sa kërkesë reale, në fakt edhe qesharake. Janë strukturat e partisë, është Kuvendi, Këshilli i Përgjithshëm i partisë dhe kur të dojë ai dhe kur të dojë shumica e këtij Këshilli, këtij Kuvendi, mund të organizohet një kuvend i tillë. Mendoj që lidershipin e LDK-së e kemi të zgjedhur për një kohë të gjatë dhe nuk e kemi asnjë lloj kontesti. Individët janë individë”, tha Ahmeti.
Por, a i kishte shprehur pakënaqësitë Hoti në LDK, para se t’i bënte publikisht?
Nënkryetari Imri Ahmeti thotë se i ka adresuar disa shqetësime, por jo të nivelit të tillë që i ka bërë sot.
“Në fakt ai ka mundur që këto pakënaqësi t’i adresojë në organet e partisë e jo në media, i ka adresuar disa shqetësime por jo të nivelit të tillë çfarë i ka bërë sot”, theksoi ai për Gazeta Blic.
Ndërsa, lidhur me deklaratën për keqpërdorime me vota të diasporës, Ahmeti tha se është absurde kërkesa e Hotit.
“E paimagjinueshme ideja e tillë e profës, për gjithë respektin që kam ndaj tij, për mua është absurde kjo kërkesë, shumë qesharake çfarë ka kërkuar”, deklaroi Imri Ahmeti.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...