Kërkesa e fundit nga SHBA-ja që Serbia ta njohë Kosovën, përgjigjet Vuçiqi - Gazeta Express

Kërkesa e fundit nga SHBA-ja që Serbia ta njohë Kosovën, përgjigjet Vuçiqi

Lajme

Gazeta Express

01/04/2021 14:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk e di se si njohja e Kosovës nga Serbia do të çonte në stabilizimin e rajonit. Kjo, Vuçiq tha se nuk do të jetë e mundur, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Kështu deklaroi Vuçiq kur u pyet për t’i komentuar kërkesat e zyrtarëve të fuqive të mëdha botërore se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Së fundmi, këtë kërkesë Vuçiqit përmes një letre ia bëri Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Lexo Edhe:

“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo është përgjigjja që do ta thotë gjithmonë.

Vuçiq vlerësoi se paralajmërimi për ngritjen e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe pjesëmarrja e saj në stërvitjen ushtarake të NATO-s nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si mund të bëjnë atë që dëshirojnë.

“Unë besoj se paqja dhe stabiliteti do të ruhen në Kosovë dhe Metohi. Kjo nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si ata mund të bëjnë atë që duan, pa shumë përgjegjësi. Nëse ekziston një rrezik më serioz ose kërcënim për popullin serb… Unë nuk kam pse të vazhdoj. Serbët nga Kosova dhe Metohia dinë gjithçka”, tha Vuçiq.