Kërçovë: Banorët e fshatit Garanë protestojnë kundër hedhjes së mbeturinave në gropat e Osllomesë - Gazeta Express
string(96) "kercove-banoret-e-fshatit-garane-protestojne-kunder-hedhjes-se-mbeturinave-ne-gropat-e-osllomese"

Kërçovë: Banorët e fshatit Garanë protestojnë kundër hedhjes së mbeturinave në gropat e Osllomesë

Gazeta Express

13/02/2020 18:26

Banorët e fshatit Garanë- Strellcë , por edhe qytetar të tjerë të rrethit të ish-komunës së Osllomesë sot me bllokimin e magjistrales Kërçovë- Osllome, kanë protestuar kundër hedhjes së mbeturinave në dhe rreth ish xeherores së KXE ” Osllome” nga ndërmarrja publike komunale Komunalec e Kërçovës.

Kryetari i Këshillit organizativ, Shaip Dervishi thotë se protestojnë thjesht që të mos sillen mbeturinat në afërsi të vendbanimeve ku ata jetojnë, protesta do zgjas deri sa të plotësohet kërkesa e tyre që si që thotë ai nuk është politike por duan të ruajnë shëndetin e fëmijëve.

Lexo Edhe:

Protesta u zhvillua në udhëkryqin afër qendrës Gara dhe kaloi qetë dhe pa probleme. Nga komuna e Kërçovës paralajmëruan se shpejti do dalin me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë problem.

A.SH.