Kërcënon presidenti: Do të ndërmarr veprime nëse nuk propozohet mandatari - Gazeta Express
string(73) "kercenon-presidenti-do-te-ndermarre-veprime-nese-nuk-propozohet-mandatari"

Gazeta Express

17/01/2020 11:59

Kërcënon presidenti: Do të ndërmarr veprime nëse nuk propozohet mandatari

Gazeta Express

17/01/2020 11:59

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet propozimi për mandatarin, shkruan Gazeta Express

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Lexo Edhe:

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve më 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejtë. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë”, shtoi ai, raporton Televizioni T7.