Kërcënoi Ramush Haradinajn, Policia njofton për arrestimin e Korab Bajgores: Është ndaluar për 48 orë, janë konfiskuar dy armë - Gazeta Express
string(123) "kercenoi-ramush-haradinajn-policia-njofton-per-arrestimin-e-korab-bajgores-eshte-ndaluar-per-48-ore-jane-konfiskuar-dy-arme"

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 8:39

Kërcënoi Ramush Haradinajn, Policia njofton për arrestimin e Korab Bajgores: Është ndaluar për 48 orë, janë konfiskuar dy armë

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 8:39

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka dhënë detaje për arrestimin e Korab Bajgores, i cili dje përfundoi në pranga pasi që i njëjti kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij, përcjell Gazeta Express.

Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se, i arrestuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, shtohet se, në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, ku njëra ka qenë me 4 copë fishekë.

‘’NGACMIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Sheshi  Shkëlzen Haradinaj, Pejë  03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij,  janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë  zjarri – pistoleta, njëra  me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement