Kërcënoi qytetarët me pistoletë, arrestohet i riu - Gazeta Express
string(48) "kercenoi-qytetaret-me-pistolete-arrestohet-i-riu"

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 17:11

Kërcënoi qytetarët me pistoletë, arrestohet i riu

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2025 17:11

Të udhëtosh me automjet në rrugët e vendit, përveç trafikut dhe rrezikut të aksidenteve, duhet të përballesh edhe me shoferë të armatosur.

I tillë është rasti i 27-vjeçarit Ledio Matranxhi, i cili kryen parakalim të gabuar dhe i kërkon llogari drejtuesit tjetër pse nuk i hap rrugën.

Siç duket në këto pamje, i riu tek kthesa e Kamzës ndalon automjetin e tij dhe me një pistoletë kërcënon shoferin pse nuk i hapi rrugën. Teksa del nga makina, sipas 32-vjeçarit që e denoncoi në polici, i riu e kanosi me armë dhe e ofendoi.

Kjo situatë shkaktoi panik edhe tek drejtuesit e tjerë të mjeteve, të cilët ishin dëshmitarë të kësaj skene.
Pas këtij episodi, policia shkoi në banesën e 27-vjeçarit Ledio Matranxhi, ku gjeti pistoletën si dhe një sasi municioni luftarak.