Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Gjovalin Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit – autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Masa e sigurisë u dha pas deklaratave të rënda të bëra nga Gjovalin Shkambi në media, ku ai u shpreh: “Ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim, do të ketë fatin e Astrit Kalasë”. Kjo deklaratë u konsiderua një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe u pasua menjëherë me shoqërimin e tij nga policia.