Kërcënoi Noizyn, Gjykata e Durrësit lë në “arrest shtëpie” Cllevion - Gazeta Express
string(64) "kercenoi-noizyn-gjykata-e-durresit-le-ne-arrest-shtepie-cllevion"

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2023 10:20

Kërcënoi Noizyn, Gjykata e Durrësit lë në “arrest shtëpie” Cllevion

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2023 10:20

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest shtëpie” Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio Serbiano.

Cllevio u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Reperi i njohur më së shumti për videot e tij të Tik-Tok Kleviol Ahmeti u ndalua në Rinas pas një denoncimi të reperit Noizy.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.