Policia ka arrestuar 32-vjeçarin Zikjan Lela, i cili është akuzuar për vjedhjen e një telefoni celular dhe për shantazh. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, ku Lela, nën kërcënimin e armës, i mori celularin 24-vjeçarit me iniciale E. M., i cili ishte me vëllain e tij.
Më pas, Lela kërkoi një shumë prej 20.000 lekësh për t’i kthyer celularin, por edhe pasi u pagua kjo shumë, ai nuk ia dorëzoi telefonin. Policia ka sekuestruar si prova materiale paratë dhe celularin që Lela i mori dy vëllezërve gjatë operacionit të kryer.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...