Kërcënoi dhe rrahu në lokal Elvis Elezin, arrestohet në Tiranë një prej autorëve - Gazeta Express
string(79) "kercenoi-dhe-rrahu-ne-lokal-elvis-elezin-arrestohet-ne-tirane-nje-prej-autoreve"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 21:53

Kërcënoi dhe rrahu në lokal Elvis Elezin, arrestohet në Tiranë një prej autorëve

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 21:53

Policia e Tiranës ka ushtruar disa kontrolle të befasishme kryeqytet për kapjen e personave të shpallu në kërkim.

35 vjeçari Gazmend Kusta, ishte i shpallur në kërkim për ngjarjen e 17 shkurt 2021, ku së bashku me tre persona të maskuar u futën brenda një lokali me armë dhe shkop bejsbolli për të dhunuar Elvis Elezin, në Fushë Krujë.

Lexo Edhe:

Për ngjarjen ne fjalë në atë kohë u arrestua dhe Geat Bakalli pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me autorët e ngjarjes.

Gjeneza e sherrit mes Kustës dhe Elezit nisi në Kroaci, ku të dy ata kanë punuar bashkë në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike, dhe janë arrestuar bashkë.

Ata kanë vuajtur dënimin në të njëjtin burg në Kroaci, por pazaret mes tyre janë prishur. Pasi te dy kanë kryer denimin ata janë kthyer në Shqipëri për të cilën sherri vijoi sërish. Dhunimi i Elezit ndodhi në lagjen “Bakushe Visha” në Krujë.

Po ashtu më vitin 2020 në banesën e Elvis Elezit shpërtheu një lëndë plasëse por fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shkon në 4 numri i personave të shpallur në kërkim, të kapur gjatë ditës së sotme.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Gazeta Express