Kërcënohet një zyrtar doganor gjatë verifikimit të derivateve, Dogana: Rasti është paraqitur në organet kompetente - Gazeta Express
string(112) "kercenohet-nje-zyrtar-doganor-gjate-verifikimit-te-derivateve-dogana-rasti-eshte-paraqitur-ne-organet-kompetente"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 16:02

Kërcënohet një zyrtar doganor gjatë verifikimit të derivateve, Dogana: Rasti është paraqitur në organet kompetente

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 16:02

Dogana e Kosovës, përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër kërcënimin që i është bërë një zyrtari doganor, nga ‘’përfaqësuesi i autorizuar i njërit prej subjekteve të mëdha që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës’’.

Në reagimin e Doganës, thuhet se kërcënimi ka ndodhur me 23 Mars, kur Dogana ka ndërmarrë verifikime zyrtare lidhur me një kontingjent me derivate, për të cilat janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve doganore.

‘’ Për rastin në fjalë, Dogana e Kosovës ka bërë paraqitjen zyrtare në organet kompetente dhe pret veprim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm nga organet e ndjekjes, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝ë𝐧𝐨𝐧 𝐚𝐬𝐡𝐩ë𝐫 𝐤ë𝐫𝐜ë𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐧𝐣ë 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭ë 𝐝𝐨𝐠𝐚𝐧𝐨𝐫

Prishtinë 24 mars 2026, Dogana e Kosovës dënon në mënyrën më të ashpër kërcënimin e rëndë të adresuar ndaj një zyrtari doganor, menaxher i nivelit të lartë, nga përfaqësuesi i autorizuar i njërit prej subjekteve të mëdha që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.

Kërcënimi ka ndodhur me datë 23 Mars 2026, kur Dogana e Kosovës ka ndërmarrë verifikime zyrtare lidhur me një kontingjent me derivate, për të cilat janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve doganore. Në kuadër të mandatit të saj ligjor, Dogana është duke ushtruar kontrolle të plota për të garantuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo deklarim të jetë i saktë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Çdo përpjekje për të frikësuar, penguar apo ndikuar në zyrtarët doganorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor, autoritetit të shtetit dhe funksionimit të institucioneve publike. Kërcënime të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë. Për rastin në fjalë, Dogana e Kosovës ka bërë paraqitjen zyrtare në organet kompetente dhe pret veprim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm nga organet e ndjekjes, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore. Menaxhmenti i Doganës së Kosovës qëndron fuqishëm prapa çdo zyrtari të vet dhe garanton mbështetje të plotë institucionale për secilin vendim dhe veprim të ligjshëm, profesional dhe të bazuar në mandat. Askush nuk do të lejohet të ushtrojë presion mbi zyrtarët doganorë apo të cenojë integritetin e proceseve zyrtare përmes kërcënimit apo intimidimit.

Dogana e Kosovës do të vazhdojë pa asnjë hezitim ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, duke mbrojtur interesin publik, konkurrencën e ndershme dhe zbatimin e barabartë të ligjit ndaj secilit operator ekonomik, pa dallim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement