Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur thellësisht i shqetësuar me kërcënimin që ka marrë fizikisht redaksia e portalit ‘‘Insajderi’’, ku edhe u ka bërë thirrje organeve të sigurisë dhe drejtësisë që ta trajtojnë këtë rast me urgjencë dhe seriozitet.
Nga AGK është kërkuar gjithashtu që, Policia e Kosovës të ofrojë sigurinë e nevojshme për ekipin e portalit.
Postimi:
Kërcënohet redaksia e portali “Insajderi”- AGK-ja i fton organet e rendit të ofrojnë siguri
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me kërcënimin që ka marrë fizikisht redaksia e portalit. Insajderi.
Sipas raportimit të këtij portali, një person, A.I ka shkuar në zyret e meduimit në Prishtinë dhe i ka kërcënuar duke kërkuar fshirjen e një videoje për një pjesëmarrës kosovar në luftën e Irakut.
“Blerim Heta është gjallë, fshini atë video nëse jo, nuk ju bjen mirë. Keni selam prej Blerim Hetës.”, raportohet t’u ketë thënë gazetarëve.
Personi që ka kryer kërcënimin është marrë në pyetje nga Policia, por liruar nga Prokurori kujdestar.
Për AGK-në ky është një kërcënim shumë i rrezikshëm për jetën e gazetarëve të Insajderit, prandaj i bën thirrje organeve të sigurisë dhe drejtësisë, që ta trajtojnë me urgjencë dhe seriozitet, dhe ta mbajnë përgjegjës kërcënuesin.
Gjithashtu, AGK-ja e fton Policinë e Kosovës të ofrojë sigurinë e nevojshme për ekipin e portalit, meqë ajo është cënuar seriozisht. /GazetaExpress