Kërcënime nga shokët e Mirit? – flet ish banori i BBV 5 - Gazeta Express
string(52) "kercenime-nga-shoket-e-mirit-flet-ish-banori-i-bbv-5"

Yjet

Gazeta Express

10/03/2026 19:04

Kërcënime nga shokët e Mirit? – flet ish banori i BBV 5

Yjet

Gazeta Express

10/03/2026 19:04

“Kemi një rreth shoqëror të përbashkët, njerëz që kemi kaluar momente…”

Ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Ardit Murataj, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka folur për rrugëtimin e tij në reality show.

Gjithashtu gazetari ka folur edhe për raportin e tij me Armir Shahinin, i cili kur Arditi po dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri iu drejtua me fjalët:

“Bëj të fala shokëve kur të dalësh atje”.

Arditi u shpreh se nuk ka takuar asnjë nga shoqëria e tyre e përbashkët. Sipas tij, deri më tani nuk i ka shkruar asnjë mesazh askush.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Kështu në humor më dukesh, jo i mërzitur

Arditi: Me thënë të drejtën humorin e kam gjithmonë pjesë timen, nuk lë rast pa e shprehur atë. A jam i mërzitur nga dalja nga shtëpia? Jo, sepse vendosi publiku. Nuk e ka gjykuar që unë të vazhdoj rrugëtimin tim dhe nuk jam aspak i keqardhur për këtë pjesë. Jam i keqardhur ndoshta se disa diskutime kanë ngelur pezull, pa u sqaruar.

Bieta: Cila të shqetëson më shumë?

Arditi: Diskutimi me Mirin normalisht

Bieta: E humbe një mik?

Arditi: Besoj se po

Olta: Nga një Big Brother të humbësh një miqësi të fortë, nuk besoj

Arditi: Nuk mund t’a quaj një miqësi të fortë atë që kam pasur me Mirin.

Bieta: Keni ngrënë, keni pirë

Arditi: Kemi një rreth shoqëror të përbashkët, njerëz që kemi kaluar momente të bukura, kemi bërë një tur me Mirin për dy vite me radhë. Kështu që nuk mund t’a cilësoj as si mik të rëndomtë, se në fund të ditës nuk kam miq të rëndomtë. Por një person që kemi ndarë momente të bukura dhe më vjen keq që për këtë gjë, ai vendosi që t’a hedhë poshtë.

Bieta: Shko e flit me ata miqtë jashtë, tha. Një kërcënim…

Olta: A ke folur njëherë?

Arditi: Nuk kam folur akoma

Bieta: Me kë duhej të flisje?

Arditi: Personat e rrethit tonë të ngushtë unë i njoh shumë mirë, deri tani nuk kam patur asnjë mesazh nga ata ç’është e vërteta. As kërcënim. Madje, madje disa persona edhe më kanë përgëzuar, duhet ta theksoj.

Bieta: Që i re Mirit?

Arditi: Vëlla të lumtë ke dalë shumë mirë, ke dalë me kokën lart dhe kjo më bën mua të ndihem mirë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement