Keqekolla, fshati i njohur për djathëra artizanale - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/02/2020 14:57

Keqekolla, fshati i njohur për djathëra artizanale

Lajme

Gazeta Express

27/02/2020 14:57

Fshati Keqekollë, ndonëse është pjesë e komunës së Prishtinës, pamja e tij ndryshon shumë nga ajo e kryeqytetit.

Gazetare: Gelina Maloku

Me një pamje shumë të bukur, këtë fshat e karakterizon edhe qetësia dhe familjet shumë punëtore që kryesisht merën me bujqësi dhe blegtori, raporton emisioni #gjesi në T7.

E nga ky fshat është edhe familja e Florentin Emini, i cili merret me përpunimin e djathit.

 Duke qenë i apasionuar pas këtij ushqimi, ai me prodhim të djathit kishte filluar qysh kur kishte qenë 17 vjet, por që atë kohë e bënte vetëm për familjarët dhe miqtë, ku më pas këtë pasion e shndërroi në biznes.

Është rritur dhe jeton në Prishtinë, por Keqekolla ka qenë destinacioni kryesor për të gjatë vikendeve atje edhe ku merret me përpunimin e djathit.

Fillimisht, këtë zanatë Florentini e ka trashëguar nga gjyshja e tij. 1050H201

Djathërat artizanale që i përgatitë ai, kanë një veti të përbashkët me verën, sa më i vjetër që të jetë djathi aq më e mirë do të jetë shija e tij.

Llojet dhe shija e djathërave të tij është shumë e veçantë, por qe kjo vjen si rezultat i një pune dhe hulumtimi të gjatë. Ka lloje të djathërave që atij i duhet një vit për ta përgatitur./GazetaExpress/