“Këpuca e Artë” është një çmim që dhurohet çdo sezon, për top golashënuesin në ligat elitare të Europës. Ky çmim ipet nga “European Sports Media”.
Për të dhuruar këtë çmim, merret parasysh numri i golave i shënuar nga lojtari, por edhe mblidhet një shumë e pikëve, të cilat dallojnë nga vështirësia e asaj lige.
Përshembull: Nga top ligat europiane, koeficienti për një gol në Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A e Ligue 1 është 2. Ndërsa në Portugali e Holandë është 1.5.
Për momentin, në garën për “Këpucën e Artë”, i pari është Mohamed Salah, i cili ka 25 gola në Premier League, derisa në vendin e dytë e të tretë me gola të njëjtë janë Harry Kane (Bayern Munchen) dhe Mateo Retegui (Atalanta), me nga 21 gola të shënuar.
Në vendin e katërt është Robert Lewandowski i Barçës me 20 gola, derisa Alexander Isak e Erling Haaland zënë pozitat 5 dhe 6 me nga 19 gola.
18 sosh i ka tashmë lojtari i Cityt, Omar Marmoush, me 16-të prëj tyre që i kishte shënuar me Eintracht Frankfurt.
I teti është Chris Wood me 18 gola të shënuar, derisa në pozitën e nëntë – me koeficient 1.5 – është Viktor Gyokeres, i cili ka shënuar 23 gola në elitën e futbollit portugez.
Top 10-shen e përmbyll francezi Ousmane Dembele me 17 gola, aq sa ka edhe bashkëkombasi i tij, Kylian Mbappe me Realin në La Liga, por që zë pozitën e 11-të.
Nga lista për “Këpucën e Artë”, deri më sot 24 shkurt, më së shumti gola ka shënuar Alex Tamm, që luan te Olimpija Ljubljana, i cili ka shënuar 30 gola. Por, fatkeqësisht për të luan në një ligë me nivel më të ulët, dhe koeficienti i tij është 1, kështu që ka vetëm 30 pikë, duke u pozicionuar i 13-ti në listë.
Ky çmim ipet në fund të muajit maj ose në fillim të muajit qershor, varësisht se kur përfundojnë të gjitha ligat europiane./GazetaExpress/