‘Këpuca e Artë’, Lewandowski, Messi... Vardy! - Gazeta Express
string(37) "kepuca-e-arte-lewandowski-messi-vardy"

Gazeta Express

22/12/2019 23:50

‘Këpuca e Artë’, Lewandowski, Messi… Vardy!

Gazeta Express

22/12/2019 23:50

Lewandowski është duke shkëlqyer në Bundesliga. Sulmuesi i Bayern Munich është një ndër kandidatët kryesor për ta fituar ‘Këpucën e Artë’ për vitin 2020…

Gara për ‘Këpucën e Artë’ për vitin 2020 është më e fortë se kurrë më parë.

Lexo Edhe:

Fituesi aktual i këtij çmimi dhe i gjashtëfishtë në karrierë, më shumë se çdo lojtar tjetër, Lionel Messi, pozicionohet në vendin e pestë.

Ai ka para vetës 4 futbollistë që kanë bërë më mirë deri më tani në top pesë ligat evropiane në Evropë.

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski është ai që ka impresionuar në Bundesliga dhe ka shënuar 19 gola.

I dyti renditet Time Werner me 18, pastaj Immobile i Lazios me 17 gola, derisa Vardy i Leicester City i katërti me 16, raporton Gazeta Express.

10 golashënuesit më të mirë në Evropë:

#1 Robert Lewandowski | Bayern Munich | 19 gola (38 pikë)|
#2 Timo Werner | RB Leipzig | 18 gola (36 pikë)
#3 Ciro Immobile | Lazio | 17 gola (34 pikë)
#4 Jamie Vardy | Leicester City | 16 gola (32 pikë)
#5 Lionel Messi | Barcelona | 13 gola (24)
#6 Wissam Ben Yedder | Monaco | 13 goals (26)
#7 Shon Weissman | Wolfsberger | 17 goals (25.5)
#8 Karim Benzema | Real Madrid | 12 goals (24)
#9 Romelu Lukaku | Inter | 12 goals (24)
#10 Erling Braut Haaland | Red Bull Salzburg | 16 goals (24)