Kepa Arrizabalaga i është bashkuar kombëtares së Spanjës sot si pjesë e grupit të lojtarëve reserve që qëndrojnë në gatishmëri për Kampionatin Evropian.
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka ftuar futbollistët si Raul Albiol, Rodrigo Moreno, Pablo Fonals, Carlos Soler dhe Brais Mendez që pop resin në rast se ka ndonjë lëndim ose rast pozitiv me COVID-19, si rasti i Sergio Busquets.
? OFICIAL | El guardameta @kepa_46 se une a los futbolistas convocados para ejercitarse en la burbuja paralela de la @SeFutbol en Las Rozas.
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) June 8, 2021
➡️ Los entrenamientos de los jugadores invitados comenzarán hoy a las 11:00 horas.
ℹ️ https://t.co/zJ8nunXpGM#SomosEspaña #EURO2020 pic.twitter.com/OClAWMDKde
Kepa, që ka qenë vazhdimisht i ftuar në ekipin e Spanjës, u la jashtë për shkak të situates së tij në Chelsea, ku e humbi vendin e titullarit nga Edouard Mendy.
Luis Enrique po e përforcon ekipin e rezervave dhe po shpreson që nuk do të ketë nevojë për të tjerë para ndeshjes së pare të Spanjës ndaj Suedisë më 14 qershor. /Gazeta Express/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...