Kenia “pushtohet” nga karkalecat, po i shkatërrojnë të mbjellat - Gazeta Express
string(60) "kenia-pushtohet-nga-karkalecat-po-i-shkaterrojne-te-mbjellat"

Kenia “pushtohet” nga karkalecat, po i shkatërrojnë të mbjellat

Gazeta Express

26/01/2020 8:47

Shteti afrikan, Kenia, është duke u përballur me numrin më të madh të karkalecave të shkretëtirës në 70 vjetët e fundit. Miliona insekte të këtij lloji, që kanë ardhur nga Somalia dhe Etiopia, po i dëmtojnë rëndë të mbjellat.

Kjo gjendje paraqet rrezik për përhapjen e urisë në vendet e varfra afrikane. “Edhe lopët po çuditen me këtë që është duke ndodhur”, tha Ndunda Makanga, i cili për disa orë u përpoq t’i largonte karkalecat fluturues nga pronat e tij. “Misrin, melekuqen, bizelet, ata (karkalecat) i kanë ngrënë të gjitha”, shtoi ai.

Lexo Edhe:

Kombet e Bashkuara thanë se numri i karkalecave që shtohen shpejt mund të rritet për 500 herë në mars, kur të ketë reshje shiu dhe të krijohet vegjetacioni i ri.

“Ne duhet të veprojmë menjëherë”, tha David Phiri nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara.

Rreth 70 milionë dollarë nevojiten për shpërndarjen e pesticideve përmes ajrit dhe kjo është mënyra e vetme efektive për t’i luftuar karkalecat e detit, sipas Kombeve të Bashkuara. Një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, sidomos në Somali, ku janë aktive disa grupe terroriste.

Jens Laerke nga Zyra Humanitare e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë tha se edhe një grumbull i vogël i këtyre karkalecave mund të konsumojë ushqim brenda një dite sa sasia e ushqimit për 35 mijë banorë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.