Kosovës së shpejti pritet që t’i shtohet edhe një njohje e re ndërkombëtare. Gazeta Express merr vesh nga burime të sigurta, se Kenia pritet ta finalizojë njohjen ndaj Kosovës në vizitën që presidentja Vjosa Osmani pritet ta zhvillojë në këtë shtet, shkruan Gazeta Express.
Se ky shtet do ta njoh Kosovën është paralajmëruar më parë edhe nga ministri i Jashtëm kenian Alfred Mutua në një konferencë për media në Nairobi.
Ai tha se janë duke u zhvilluar diskutime që ky shtet ta njoh plotësisht pavarësinë e Kosovës, shkruante gazeta “Kenyan Foreign Policy”
Ky njoftim vjen pas takimit të presidentit kenian William Ruto me presidenten Vjosa Osmani gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Nju Jork.
Lëvizja e Kenias drejt njohjes së Kosovës mori vrull në fillim të këtij viti kur njohu zyrtarisht pasaportat kosovare në mars. Ndërsa ky zhvillim nuk u publikua gjerësisht në atë kohë, ai shënoi një hap të rëndësishëm në formalizimin e lidhjeve diplomatike midis Kenias dhe Kosovës.
Ministri Mutua konfirmoi vizitën e ardhshme të Osmanit të Kosovës për të diskutuar mbi njohjen.
Gjatë takimit të OKB-së në Nju Jork, presidenti Ruto dhe presidentja Osmani u angazhuan në një takim ku shprehën përkushtimin e tyre të përbashkët për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidenti Ruto pati takuar edhe ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Sipas Pacollit, presidenti Ruto luajti një rol të rëndësishëm duke e ndihmuar atë të ketë qasje në delegacione të nivelit të lartë dhe krerët e shteteve nga vende të ndryshme.
Kjo qasje ishte e rëndësishme në përpjekjet e Pacollit për të fituar njohjen ndërkombëtare për Kosovën.
Burime diplomatike, duke folur në mënyrë konfidenciale për Kenyan Foreign Policy, zbuluan se Pacolli ka shfrytëzuar zyrat e misionit Kenia të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork gjatë disa takimeve të tij me delegacionet e huaja. Këtë informacion politikani miliarder kosovar e ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare në Facebook
Kjo kthesë e fundit e ngjarjeve sugjeron se Kenia është në rrugën e njohjes së Kosovës si një shtet sovran./Express/
#Kenya Moving Towards Recognising #Kosovo’s Sovereignityhttps://t.co/3YeNKizAcY
— Mwangi (@MwangiMaina_) September 26, 2023
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...