Keni marrë një propozim martese në ëndërr? Zbuloni se çfarë do të thotë - Gazeta Express

Keni marrë një propozim martese në ëndërr? Zbuloni se çfarë do të thotë

Fun

Gazeta Express

23/09/2021 1:29

Nëse keni ëndërruar sikur keni marrë një propozim, kjo do të thotë se jeni gati për ta çuar marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër.

Kjo mund të jetë një fejesë, martesë ose ndonjë shenjë tjetër e përkushtimit tuaj ndaj njëri-tjetrit si për shembull, bashkëjetesa.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër, ndoshta mendoni se marrëdhënia juaj po ecën me një ritëm të shpejtë dhe doni t’i ngadalësoni pak gjërat.

Nëse keni marrë një propozim nga dikush me të cilin nuk jeni në lidhje, është e mundur që ta shihni këtë person si një mik apo një të njohur.

Një propozim përcaktohet dhe si një sugjerim, kështu që ndoshta doni të vendosni diçka për shqyrtim por po përpiqeni të gjeni kohën ose vendin e duhur. Nëse dikush ju ka bërë ndonjë propozim në lidhje me profesionin kohët e fundit, ëndrra mund të jetë rezultat i reflektimit tuaj mbi këtë propozim.