string(37) "keni-degjuar-per-keto-torte-te-ngrira"

Gazeta Express

12/08/2020 17:21

Keni dëgjuar për këto torte të ngrira?

Gazeta Express

12/08/2020 17:21

Ëmbëlsira e ngrirë është e përbërë nga lëngjet ngrirëse gjysmë të ngurta dhe ndonjëherë edhe të ngurta. Në përbërje të tyre përfshihet uji i aromatizuar,  pure frutash, qumësht dhe krem, këto janë baza e tyre, por varësisht preferencave përfshihen edhe produkte tjera.

Origjina e fjalës ëmbëlsirë rrjedhë nga fjala franceze desservir dhe në shumë kultura veçanërisht në kulturën perëndimore ëmbëlsira është ajo që e përfundon një vakt.

Tortat shpesh shërbehen si një pjatë festive në raste ceremoniale. Ka receta të panumërta për to dhe përgatitja e tyre nuk kërkon ndonjë procedurë të ndërlikuar, por kjo procedurë është bërë edhe me e thjeshtë me ardhjen e formës së re të tortave të ngrira, të cilat na dhurojnë shijen fantastike pa humbur shumë kohë.

Për dashamirët e ëmbëlsirave tashmë në tregun Kosovarë mund të gjeni edhe torte të ngrira me shumë shije të brendit Gjerman Coppenrath & Wiese me përvojë më shumë se 200 vjeçare në biznesin e ëmbëlsirave .

Për ata që duan kafen e mëngjesit ta shoqërojnë me lloje të ndryshme të ëmbëlsirave, për këtë janë ideale ëmbëlsirat e brendit Poppies, në të cilën mund të gjeni ëmbëlsira për shijen e secilit. 

Në mesin e atyre që i preferojnë ëmbëlsirat janë edhe ata që i duan ato me fruta, sepse frutat gjithmonë na sjellin magjinë e shijes në secilin produkt dhe e njëjta vlen edhe tek ëmbëlsirat, një e tillë është ëmbëlsira me molle e brendit Thoks, e përbërë nga mollët e freskëta të cilësisë më të lartë, përveç frutit i shtohet lëngu i saj dhe kanellë, kjo mbushje frutash është e mbuluar me pastë pudre të freskët që i jap një aromë të këndshme.  

Jo vetëm me mollë mirësinë e tyre mund ta gjeni edhe në shumë lloje tjera të ëmbëlsirave me fruta të përgatitura me shumë delikatesë.

Gjithmonë kemi dëgjuar dhe po ashtu na është dëshmuar që brendet gjermane janë të njohura për produkte cilësore dhe me shumë shije, një gjë të tillë tashmë mund ta gjeni vetëm në Super Viva.