Këngëtarja shqiptare e lartëson Nexhmije Hoxhën - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

26/02/2020 19:44

Këngëtarja shqiptare e lartëson Nexhmije Hoxhën

Rozë

Gazeta Express

26/02/2020 19:44

Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta e shndërruar në blogere, e ka lartësuar me një postim në Instagram gruan e ish diktatorit shqiptar Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha

Në një postim në instagram, Rezarta, e cila është nuse e nipit të Enver Hoxhës, shkruar se ajo ishte një grua shumë e dashur për fëmijët e saj.

“Një gjyshe dhe stërgjyshe e dashur”, ka shkruar në ndër të tjera Rezarta.

Ndryshe, Rezarta Shkurta famën e mori fillimisht si këngëtare por ka vite që ajo nuk e ushtron këtë profesion pasi që ajo ka filluar zanatin e blogerës. /GazetaExpress/

Ky është postimi i Rezartës

View this post on Instagram

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori” Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. Te prehesh ne paqe Nena Mija

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on