Këngëtarja e njohur shqiptare ka humbur shtatë të afërm nga tërmeti, prek me rrëfimin e saj - Gazeta Express
string(90) "kengetarja-e-njohur-shqiptare-ka-humbur-shtate-te-aferm-nga-termeti-prek-me-rrefimin-e-saj"

Këngëtarja e njohur shqiptare ka humbur shtatë të afërm nga tërmeti, prek me rrëfimin e saj

Gazeta Express

03/12/2019 11:33

E gjithë Shqipëria u trondit nga tërmeti që ra një javë më parë në vend, prej të cilit humbën jetën 52 persona.

Mes viktimave të tërmetit të tmerrshëm ishin edhe kushërinjtë e këngëtares së njohur Evi Reçit. Kryefamiljari Edmond Reçi u shua së bashku me bashkëshorten Dolorën, vajzën Kristin dhe djalin Klausin. Edmondi ishte xhaxhai i këngëtares së njohur Evi Reçi e cila ditën e djeshme ka bërë një dedikim në Instagram për të afërmit e saj që humbën tragjikisht jetën.

Lexo Edhe:

E veshur me të zeza, në studion e programit “Vizioni i Pasdites” që Evi drejton, këngëtarja ka përlotur me fjalët që ka thënë, duke u shprehur se nga ky tërmet ajo humbi 7 persona nga jeta e saj.

E prekur nga kjo ngjarje, këngëtarja ka dhënë mesazhin e rëndësishëm se është bërë më e fortë se kurrë dhe ka kuptuar sa shumë vlen jeta. Për më shumë ndiqni videon./Blitz.