Këngëtarja e njohur nis procedurat e divorcit - Gazeta Express
string(45) "kengetarja-e-njohur-nis-procedurat-e-divorcit"

Rozë

Gazeta Express

19/09/2023 9:24

Këngëtarja e njohur nis procedurat e divorcit

Rozë

Gazeta Express

19/09/2023 9:24

Ariana Grande dhe Dalton Gomez po marrin rrugë të ndara.

Grande paraqiti një kërkesë për divorc të hënën në Los Angeles. Arsyen kryesore për ndarjen, këngëtarja bën “dallimet e papajtueshme” mes njëri-tjetrit, raporton CNN duke cituar burime.

Lexo Edhe:

Këngëtarja e “Thank U, Next” dhe Gomez u martuan në vitin 2021.

“Ishte e vogël dhe intime, më pak se 20 persona. Në dhomë mbizotëronte dashuria dhe lumturia,” tha përfaqësuesi i këngëtares për People teksa fliste për ceremoninë e martesës në atë kohë.

“Çifti dhe të dyja familjet nuk mund të ishin më të lumtur.”

Grande më vonë ndau fotot e dasmës së tyre, e cila u mbajt në shtëpinë e tyre në Montecito, në faqen e saj në Instagram, me mbishkrimin “5.15.21”. Postimi është hequr që atëherë.

Dasma e vitit 2021 erdhi dy vjet pas fejesës së Grande me komedianin Pete Davidson.

Grande dhe Gomez i cili është agjente imobiliar, fillimisht e bënë publike marrëdhënien e tyre me publikimin e këngës së vitit 2020 “Stuck with U”.

Në videoklipin e këngës shfaqet Gomez. Ata shpallën fejesën po atë vit.

Spekulimet se dyshja nuk ishin më bashkë nisën në korrik kur këngëtarja e “Sweetener” u pa pa grupin e saj të dasmës teksa merrte pjesë në Wimbledon.

Grande postoi për herë të fundit një foto me Gomez në rrjetet e saj sociale në nëntor, por ish-çifti e mbajtën lidhjen kryesisht larg vëmendjes./A2CNN

192700837 192915342577987 2496542196523738632 n 64384f4392ef4 720x720