Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi po vjen me diçka të re, nuk është projekt muzikor - Gazeta Express
string(82) "kengetarja-e-njohur-jonida-maliqi-po-vjen-me-dicka-te-re-nuk-eshte-projekt-muzikor"

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi po vjen me diçka të re, nuk është projekt muzikor

Gazeta Express

15/10/2020 11:14

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi është njëra ndër këngëtaret më me stil në rajon, shkruan Gazeta Express.

Ajo së fundmi nuk ka qenë fare aktive në jetën e saj profesionale, që nga pjesëmarrja e saj në Eurovizion.

Lexo Edhe:

Këngëtarja si duket kohët e fundit paska qenë e zënë duke punuar me diçka tjetër. Jonida siç edhe e dimë ka disa vite qe i është përkushtuar modës, ajo ka kohë që prezanton brende te ndryshme të veshjeve me foto shumë artistike dhe mjaftë tërheqëse.

Ndërkaq Jonida ka bërë të ditur se ajo ka filluar një emision të saj në Vision Plus, bazuar mbi modën dhe jetën e saj si një grua me shumë stil.  Emisioni do të transmetohet një herë në javë dhe që nga tani ka filluar të përfolët.