Këngëtarja e famshme amerikane rezulton pozitive me koronavirus - Gazeta Express
string(53) "kengetarja-e-famshme-rezulton-pozitive-me-koronavirus"

Gazeta Express

04/04/2020 16:43

Këngëtarja e famshme amerikane rezulton pozitive me koronavirus

Gazeta Express

04/04/2020 16:43

Këngëtarja amerikane Pink tha se ka dalë pozitive në testin për koronavirus dhe se tani do të dhurojë një milion dollarë për dy fonde emergjente.

Pink, fituese e çmimeve Grammy, tha se ajo dhe djali i saj Jameson kanë shfaqur simptoma dy javë më parë dhe se testi ka treguar se ajo është e sëmurë.

Lexo Edhe:

“Ne duhet ta bëjmë testimin pa pagesë dhe ta zgjerojmë më shumë, për të mbrojtur fëmijët tanë, miqtë dhe komunitetet tona”, tha Pink.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në botë: 278,458.

Mbi 7,000 njerëz atje kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.