Pas deklaratës së bujshme ku pranoi publikisht se është pankseksuale, Demi Lovato shihet shpesh në shoqërinë e motrës së Miley Cyrus, Noah.
Sipas burimeve pranë këngëtares së famshme, vajzat ndihen mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Madje për mediat e huaja, këto burime kanë shtuar se ato kanë nisur një lidhje dashurie.

E teksa lajmi për një romancë mes tyre po bën namin në rrjet, Demi dhe Noah nuk kanë bërë asnjë reagim.
Kujtojmë se këngëtarja e famshme është shprehur më herët se ka pasur një zgjim seksual kur pa skenën e famshme të puthjes së Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në filmin “Cruel Intentions 1999”, por padyshim që u prek nga edukata e saj konservatore.

“Oh, më pëlqeu, por ndjeva shumë turp, sepse u rrita në Teksas si e krishterë, kjo është shumë zhgënjyese. Çdo tërheqje që kisha për një femër në moshë të re, e mbyllja brenda vetes para se të përpunoja atë që po ndieja”, ka rrëfyer Lovato.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...