Këngëtari shqiptar nga Kumanova kundër mbajtjes së dasmave në kohë pandemie - Gazeta Express
string(75) "kengetari-shqiptar-nga-kumanova-kunder-mbajtjes-se-dasmave-ne-kohe-pandemie"

Këngëtari shqiptar nga Kumanova kundër mbajtjes së dasmave në kohë pandemie

Gazeta Express

21/06/2020 22:48

Këngëtari kumanovar Shpend Latifi në profilin e tij në Fejsbuk është prononcuar rreth mbajtjes së dasmave.

Ai thotë se gjendja është e rëndë e kritike me pandeminë dhe se në këto kushte është kundër realizimit të dasmave.

Lexo Edhe:

“Sa i përket mbajtjes së dasmave, vetë bëj pjesë në këtë grup, por gjendja momentale me pandeminë është kritike dhe për tani jam kundër një gjëje të tillë. Sigurisht që kjo e dëmton gjendjen ekonomike, ka dëmtuar bizneset e jo vetëm tek ne”, shkruan Latifi, njofton news33.

Shpendi më tej shkruan se është e vërtetë se një pjesë e madhe e kolegëve muzikantë sigurojnë të ardhurat vetëm përmes dasmave, megjithatë në rend të parë e kemi shëndetin tonë dhe të të tjerëve.

“Besoj se kriza me pandeminë është nga fundi, por tani rreziku është i madh. Sa më shumë të kujdesemi, aq më shpejtë do ta kalojmë këtë situatë e të vazhdojmë këngën”, përfundon këngëtari Shpend Latifi.