string(50) "kengetari-njofton-se-eshte-diagnostikuar-me-kancer"

Rozë

Gazeta Express

08/05/2025 12:46

Këngëtari njofton se është diagnostikuar me kancer

Rozë

Gazeta Express

08/05/2025 12:46

Brad Arnold, vokalisti i grupit “3 Doors Down” njoftoi se turneu veror do të anulohet sepse ai është diagnostikuar me kancer në veshkë në fazën 4 që i është përhapur në mushkëri.

Arnold e dha lajmin përmes një videoje për fansat e tij të mërkurën, duke u thënë atyre se diagnoza “nuk ishte shumë e mirë”, por falë besimit në Zot, ai “nuk ka frikë”.

Në mbishkrim, Brad shkroi se hiti i vitit 2008 i grupit “It’s not my time” është bërë një himn personal në këtë betejë. Kënga flet për forcën, vendosmërinë dhe refuzimin për t’u dorëzuar përballë vështirësive dhe është frymëzuese për shumë njerëz që përballen me sfida të mëdha në jetë.

“3 Doors Down” u formua si grup në vitin 1996 dhe u bë i famshëm në vitin 2000 me albumin “The better life”, që përmbante hitin “Kryptonite”. Anëtarët e grupit kanë ndryshuar herë pas herë dhe aktualisht janë Arnold, kitaristi dhe vokalisti mbështetës Chris Henderson, kitaristi Chet Roberts, bateristi Greg Upchurch dhe basisti Justin Biltonen.