string(47) "kengetari-largohet-nga-skena-i-futur-ne-arkivol"

Rozë

Gazeta Express

02/06/2025 12:24

Këngëtari largohet nga skena i futur në arkivol

Rozë

Gazeta Express

02/06/2025 12:24

Ikona e muzikës rock, Iggy Pop, mbajti një koncerti lamtumirës, të cilin fansat e shpallën si “të paharrueshëm”.

78-vjeçari doli në skenë pa bluzë teksa e mbylli shfaqjen, duke u futur në një arkivol dhe më pas duke u nxjerrë nga skena me karrocë, transmeton Indeksonline.

Pasi këndoi këngën e tij të fundit, Iggy, emri i vërtetë i të cilit është James Osterberg Jr. , bëri një deklaratë të guximshme.

Tifozët në rrjetet sociale publikuan foto dhe klipe nga dalja dramatike e rok-yllit të “Candy”, duke ndarë reagimet e tyre gjatë këtij procesi.

Një fans deklaroi: “Kjo është një lamtumirë e paharrueshme! Iggy Pop gjithmonë di si të bëjë paraqitje të forta”.