Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, ka emocionuar publikun me një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij gjatë një interviste live në Kosova Live.
“Ne jemi bashkë, por në distancë. Ajo jeton dhe punon në Zvicër si gjinekologe. Shpesh e kam lënduar shumë me punën që bëj, sidomos gjatë këtyre tre viteve kemi pasur shumë acarime. Por dua t’i them se është gruaja më e ndershme dhe më e zonja që kam takuar ndonjëherë. Është një heroinë e vërtetë. Nëse po na dëgjon, po i’a them këto përmes televizionit tuaj,” tha Labi.