Këngëtari kosovar: Ia kemi marrë popullit nga 5000 - 7000 euro në dasma, Zoti po na dënon - Gazeta Express

Këngëtari kosovar: Ia kemi marrë popullit nga 5000 – 7000 euro në dasma, Zoti po na dënon

Rozë

Gazeta Express

30/09/2020 17:41

Një përplasje fjalësh ka ndodhur mes këngëtarit Labinot Rexha dhe Shkëlzen Jetishit-Xenit. E gjithë përplasja ka filluar lidhur me një deklaratë të Labinotit rreth vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina.

Rexha në një intervistë të dhënë së fundi kishte pretenduar se arsyeja e vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina lidhet me krizën financiare që e shkaktoi pandemia.

Pas kësaj deklarate, Shkëlzen Jetishi në një reagim për Gazetën Express tha se arsyen e vdekjes së Morinës nuk e dinë as familja e as policia, ndërsa e quajti Rexhën ‘tallavagji’.

Nuk mungoi edhe këtë herë reagimi i Labinot Rexhës, i cili e akuzoi Xenin për vjedhje të këngëve, ndërsa tha edhe se kanë hyrë në gjynah duke u marrë qytetarëve shuma të mëdha të parave për dasma.