string(65) "kengetari-i-njohur-shqiptar-befason-fansat-po-largohem-nga-muzika"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2023 9:24

Këngëtari i njohur shqiptar befason fansat: Po largohem nga muzika

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2023 9:24

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj përmes një postimi në rrjete sociale njofton se po largohet nga muzika me pretendimin se “ndikimet e jashtme” i kanë influencuar origjinalitetin në muzikë.

Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi flaët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm”, shprehet ai mes tjerash.

Shumë i papritur ky vendim i këngëtarit! /Gazeta Express