Këngëtari i njohur kosovar i jep fund beqarisë, publikohen fotot - Gazeta Express

Këngëtari i njohur kosovar i jep fund beqarisë, publikohen fotot

Rozë

Gazeta Express

11/09/2021 8:24

Kohë më parë në një intervistë për “T7”, këngëtari Buta zbuloi që ishte në një lidhje dashurie që tri vite, ndërsa gjatë ditës së djeshme ai publikoi fotografi nga kurorëzimi.

Mbrëmjen e djeshme përmes disa fotove në rrjetin social “Instagram”, reperi ka zbuluar se ka celebruar dashurinë me partneren e tij, Fjollën.

Lexo Edhe:

Buta shfaqet në foto i veshur me kostum dhëndërie, ndërsa partnerja e tij me një fustan të bardhë dhe mban në duar një buqetë me lule.

Menjëherë pas publikimit të fotove, nisën urimet nga miqtë e reperit. Po ashtu nuk munguan dhe komentet nga fanset e Butës, të cilat shprehen se ju theu zemrën me këtë vendim.