string(78) "kengetari-i-njohur-i-frikesuar-per-veten-dhe-familjen-e-tij-cfare-i-ka-ndodhur"

Yjet

Gazeta Express

12/06/2025 19:39

Këngëtari i njohur i “frikësuar” për veten dhe familjen e tij, çfarë i ka ndodhur?

Yjet

Gazeta Express

12/06/2025 19:39

Në këtë podcast, Sheeran ndau edhe disa momente interesante me miqtë e tij të famshëm si Elton John…

Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran ka zbuluar në episodin më të ri të podcastit të Louis Theroux se ka qenë i detyruar të sigurojë mbrojtje 24-orëshe për veten, bashkëshorten Cherry Seaborn dhe dy vajzat e tyre, për shkak të kërcënimeve serioze ndaj sigurisë së familjes.

Siç tregoi ai, vendimi u mor pas një përpjekjeje për të hyrë me forcë në shtëpinë e tij në Suffolk, e njohur ndryshe me emrin “Sheeranville”.

“Kam mbrojtje të përhershme në shtëpi, që kujdeset për sigurinë time, të gruas sime dhe të fëmijëve. Gjatë viteve kanë ndodhur disa situata të çuditshme dhe thjesht isha i detyruar të veproj,”-tha Sheeran.

Në këtë podcast, Sheeran ndau edhe disa momente interesante me miqtë e tij të famshëm si Elton John, Dave, Stormzy dhe Eminem. Ai kujtoi një episod të veçantë me legjendën Van Morrison, i cili e kishte ftuar për mëngjes në orën gjashtë të mëngjesit, menjëherë pas një nate që ai kishte kaluar me golfistin Rory McIlroy.

“Isha gjysmë i zgjuar e gjysmë i dehur kur më thanë se Van Morrison po më priste në hollin e hotelit. Mëngjesi me të ishte një përvojë vërtet surreale,”-tregoi Sheeran me buzëqeshje.