Këngë e duartrokitje – Shaqiri dhe bashkëlojtarët në Liverpool festojnë ditëlindjen e Gerrardit - Gazeta Express
string(93) "kenge-e-duartrokitje-shaqiri-dhe-bashkelojtaret-ne-liverpool-festojne-ditelindjen-e-gerrardit"

Këngë e duartrokitje – Shaqiri dhe bashkëlojtarët në Liverpool festojnë ditëlindjen e Gerrardit

Gazeta Express

30/05/2020 16:54

E gjithë skuadra e Liverpoolit u bë bashkë në stërvitjet e fundit për t’ia festuar legjendës së klubit, Steven Gerrardit, ditëlindjen e 40-të, përmes këngëve në gjuhë të ndryshme dhe duartrokitjeve.

Trajneri aktual i Rangers, i cili i kishte bërë 748 paraqitje dhe i kishte shënuar 191 gola gjatë karrierës së tij me Liverpoolin, sot po e feston ditëlindjen e tij të 40-të.

Lexo Edhe:

Për ta festuar ditëlindjen e legjendës së klubit, trajneri Jurgen Klopp i mblodhi lojtarët e skuadrës së tij për t’ia kënduar Gerrardit këngën e ditëlindjes, në disa gjuhë të ndryshme.

Lojtarët dhe trajnerët e ndoqën këngën me duartrokitje në kampin stërvitor në Melëood, ndërsa faqja zyrtare e klubit e ndau videon në rrjete sociale.

Gerrardi do t’i gëzohet kësaj video, por do t’i gëzohej edhe më shumë një triumfi potencial të Liverpoolit në Premierligës këtë sezon, që rinis më 17 qershor, pasi që Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për ta siguruar titullin e parë të kampionit në Angli në 30 vjet. /Gazeta Express/