Kënga “Jugoslavija” nxit reagime para finales për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovision: Mbart një mesazh politik - Gazeta Express
string(109) "kenga-jugoslavija-nxit-reagime-para-finales-per-ta-perfaqesuar-serbine-ne-eurovision-mbart-nje-mesazh-politik"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 8:50

Kënga “Jugoslavija” nxit reagime para finales për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovision: Mbart një mesazh politik

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 8:50

Kënga “Jugoslavija” e interpretuar nga këngëtarja Zejna Murkiq është kualifikuar në finale në garën për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovisionin e sivjetmë, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga Kosova.

Që para performancës, kënga ishte kritikuar për titullin e saj, ndërsa pas interpretimit, vëmendja u përqendrua më shumë te elementët teknikë të skenës sesa te vokali dhe aftësitë akrobatike të këngëtares, shkruan “Index.hr”.

Debati nisi edhe para mbrëmjes gjysmëfinale që u mbajt të martën. Profili në rrjetet sociale, “Eurovision Kosovo”, akuzoi Serbinë se “nuk po arrin ta ndajë politikën nga Eurovisioni”. Sipas “Eurovision Kosovo”, kënga e Murkiqit “glorifikon Jugosllavinë” megjithëse ajo flet për unitet dhe bashkim.

“Përdorimi i emrit “Jugoslavija” si metaforë poetike (“Jugoslavija smo ti i ja”) nuk mund të shihet i shkëputur nga konteksti historik i dhunës, luftërave, shtypjes dhe krimeve që lidhen me këtë emër për shumë kombe që kanë jetuar në ish-Jugosllavi. Për disa, kjo mund të jetë art; për të tjerë, është plagë e hapur.  Mesazhi për “unitet”, “dashuri” dhe “bashkim” nuk e neutralizon ngarkesën simbolike të një termi që përfaqëson trauma kolektive, viktima reale dhe histori të dhimbshme”, thuhet në reagimin e këtij profili.

E në një reagim tjetër pas performancës së djeshme, profili “Eurovision Kosovo” në “X”, ka thënë se Murkiqi e konfirmoi se kënga bart edhe mesazh politik. Ata bënë thirrje që Eurovisioni nuk është vend për qëndrime politike.

“Këngëtarja tani në fakt e ka konfirmuar — përmes pamjeve të saj skenike — se kënga e saj mbart një mesazh politik. Në skenografinë e saj, mund të shihet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, ndërtesa që u bombardua nga NATO në vitin 1999 për të ndaluar gjenocidin në Kosovë. Edhe pse u përpoq ta mbulonte ndërtesën me efekte skenike, mesazhi politik i këngës mbetet i qartë. Eurovisioni nuk është vendi për deklarata politike!”, vijon reagimi i tyre.

Kritikat e publikut për Zejnën ishin edhe për skenografinë. E veshur me një fustan të gjatë elegant, ajo e interpretoi këngën ndërsa kabllot e ngrinin në ajër, duke i mundësuar të realizonte akrobaci, rrotullime dhe të këndonte edhe me kokë poshtë. Megjithatë, pikërisht kabllot u bënë tema kryesore e diskutimeve në rrjete sociale. Shumë shikues vlerësuan se aspekti teknik e shpërqendroi vëmendjen nga kënga dhe interpretimi, ndërsa kritikat më të mëdha iu drejtuan organizatorëve, me arsyetimin se pajisjet e ngritjes mund të ishin bërë më diskrete dhe më pak të dukshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement