E ftuar në emisionin “Canapé”, të cilin e moderon Shpend Lipa, Kënga Haziri ndau përvojën e paharrueshme të dasmës së saj, që tërhoqi vëmendjen dhe u bë virale në rrjetet sociale.
Ajo përshkroi me shumë ndjenjë momentet më të rëndësishme të ceremonisë, duke theksuar se dasma ishte jo vetëm një ditë e gëzueshme, por edhe jashtëzakonisht emocionale për familjen.
Një nga momentet më prekëse ishte kur babai i saj, Lutfi Haziri, nuk mundi t’i mbajë lotët gjatë ceremonisë, duke reflektuar dashurinë e tij të thellë për të bijën.
“Ka qenë një ditë që do ta kujtojmë për gjithë jetën, shumë emocionuese,” tha Kënga, duke falënderuar të gjithë ata që e bënë këtë ditë të veçantë edhe më të bukur.
Çfarë tha më shumë rreth kësaj, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.