Kënga e njohur “A vritet pafajësia” nga artistja shqiptare Leonora Jakupi, një himn emocional që i kushtohet dhimbjes dhe traumës së luftës, do të shndërrohet në një projekt filmik ndërkombëtar.
Lajmi u bë i ditur në emisionin Kosova Live në T7 ku një producent amerikan rrëfeu historinë pas këtij frymëzimi të rrallë.