“Kënga e burrit të pabesë”, poezia prekëse e Alda Merinit - Gazeta Express
string(54) "kenga-e-burrit-te-pabese-poezia-prekese-e-alda-merinit"

“Kënga e burrit të pabesë”, poezia prekëse e Alda Merinit

Arte

Gazeta Express

16/11/2021 23:03

“Kënga e burrit të pabesë” është një poezi me protagonistë një çift, burrin dhe gruan.

Burri është totalisht i pavëmendshëm dhe i distancuar nga gruaja e tij. Ndërkohë bashkëshortja është e vetëdijshme ndaj ftohjes së marrëdhënies së tyre, ama e do shumë burrin e saj dhe në ato pak momente kur ai i buzëqesh apo i kushton vëmendje, ajo ndjen lumturi të tejskajshme.

Lexo Edhe:

Në çdo varg të kësaj poezie ndihet dhimbja nëkuptimin e plotë të saj. Ajo mallkon fatin për situatën në të cilën ndodhet, por edhe lumturohet pa maskuar ai i kushton sadopak vëmendje.

Për fat të keq, ky është realiteti i shumë çifteve dhe marrëdhënieve të dështuara që ende mbahen bashkë pa ndjenja, ama që në thelb njëri nga dy personat në çift vuan ekstremisht shumë.

“Kënga e burrit të pabesë”

Burri im është i barabartë me Zotin.

Burri im është i barabartë me perënditë.

Nëse më prek

unë ndjehem grua

dhe ndiej ujin që rrjedh

në liqet e jetës.

Burri im është një kalë race që vrapon

ndërsa unë kalorëse e pavlerë

përdhe s’luaj vendit

burri im është një kitarë e lumtur

dhe unë jam kënga e tij

por ai s’më këndon asnjëherë

përse?

Pres që kitara të bëhet copë e çikë

për të jetuar…

Burri im është një burrë katil

burri im është lutja ime

është i njëjtë me Rilken dhe Garsian

është i njëjtë me Savonarolën

por burri im prek të tjera baqthe e të tjera flokë

është bujar me vashat e praruara

dhe mua më lë të mjerë

prej pleqërisë dhe jetës të vdes për të.

Burri im nëse zhvishet

e ka kraharorin leshtak si shqiponjat

por një sqep që të lëndon thellë

dhe ndëshkon pendesat e dashurisë

atëherë unë i tregoj mishrat e mi të plagosur

dhe fatin mallkoj,

por nëse burri im buzëqesh

unë sërish lulëzoj dhe bëhem një hënë e bardhë

që në det pasqyrohet.