Këndellet Arsenali, triumfon në derbi ndaj Tottenhamit - Gazeta Express
string(53) "kendellet-arsenali-triumfon-ne-derbi-ndaj-tottenhamit"

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 19:37

Këndellet Arsenali, triumfon në derbi ndaj Tottenhamit

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 19:37

Arsenali është rikthyer më në fund te fitorja në Premierligë, pasi triumfoi në Derbin e Londrës së Veriut ndaj Tottenhamit.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e fitoi derbin e madh, si mysafire e Tottenhamit, duke vazhduar kryesimin me pesë pikë epërsi ndaj Manchester Cityt, por me një ndeshje më shumë.

Arsenali fitoi 4-1 ndaj Tottenhamit të Igor Tudorit, me Eberechi Ezen që shkëlqeu gjatë kësaj përballje.

Eze e hapi serinë e golave në këtë takim, duke shënuar në minutën e 32-të.

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, Randal Kolo Muani e shfrytëzoi një gabim të Declan Rice dhe shënoi për 1-1.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa pjesa e dytë i prodhoi edhe dy gola.

Fillimisht, në minutën e 47-të, Viktor Gyokeres shënoi për 2-1, me një goditje të bukur.

Kur kaluan pak mbi një orë lojë në “Tottenham Hotspur Stadium”, Arsenali e shënoi edhe golin e tretë.

Ishte sërish Eberechi Eze që shënoi, pasi për fat të tij të mirë, iu rikthye një top në 16-sh nga këmbët e Joao Palhinhas.

Gyokeres shënoi për 4-1 në kohën shtesë, pas asistimit nga Martin Odegaard.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 61 pikëve, pesë më shumë se City që është i dyti, por e ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Tottenhami pas kësaj humbje mbetet i 16-ti në tabelë me 29 pikë, katër më shumë se vendi i 18-të që të dërgon në Championship./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement